Italia arriti të kualifikohej, për në fazën tjetër, vetëm në sekondat e fundit të lojës. Me Kroacinë që po kualifikohej falë golit të Modriç, u desh perla e Zaccanit që të çonte peshë në gëzim “zemrat” e italianëve. Një kualifikim i arritur me shumë sforco ky për kombëtaren e Spallettit, ndërkohë zhgënjim i pashmangshëm në portretet e futbollistëve kroat dhe teknikut Daliç, që panë t’u “parakalonte” përpara syve mundësia e kualifikimit.

Në përfundim shumë i kënaqur ishte Spalletti. “Në futbollin e sotëm ndodhin edhe gjëra jologjike por mund të them se kualifikimi ishte i merituar për skuadrën tonë. Në futbollin e sotëm duhet të besosh deri në fund dhe ne këtë gjë arritëm të bënim” theksoi ndër të tjera tekniku “azzurr”, duke i’u referuar kështu golit të barazimit në minutën e 98-të të sfidës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: