Spanja në gjysmëfinalet e Euro 2024. Kombëtarja e drejtuar nga De la Fuente triumfoi 2-1 përballë Gjermanisë në një duel të zjarrtë dhe spektakolar të zhvilluar në Stuttgart, që ngjasonte me një finale të vërtetë.

Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1, teksa goli i Merinos në minutën e 119-të, i siguroi kualifikimin dramatik iberikëve. 

Lojtari më i mirë i sfidës nga UEFA u zgjodh Olmo, i cili shënoi golin e parë dhe asistoi te goli i dytë. Kujtojmë që futbollisti që aktivizohet te Lajpcig, u aktivizua nga stoli në minutën e 8-të, duke zënë vendin e të dëmtuarit Pedri.  

Olmo
Olmo

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb