Trajneri i njohur, Mirel Josa, në  “Euro 24” në News 24 komentoi kualifikimin e Anglisë në çerekfinalen e Europianit, pas suksesit 2-1 ndaj Sllovakisë me përmbysje.

“Pickford është portieri i parë i Anglisë, është prej vitesh në fakt. Anglia tregoi destabilizim që kishte edhe sot, fati e ndihmoi edhe sot.  Unë sot i jap meritë edhe skuadrës kundërshtare, Sllovakia është skuadër e disiplinuar. Nuk jam i befasuar, Anglia kishte bërë sot  një ndryshim.

Mbrojtja ishte vigjilente deri në momentin e pësimit të golit. Gjithçka nisi nga një rivënie anësore, dikush e nisi dhe përfundoi topi te Bellingham. Anglia shpëtoi falë individualitetit” – tha ai.

 

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb