Konferenca për shtyp përkrahë C.Ancelottit pati një ndikim të madhe tek paraqitja e Elesid Hysajt, një nga më të mirët në radhët e Napolit. Fitorja e pastër 3-0 në sfidën e parë e bënte kualifikimin thuajse të sigurt, mbi të gjitha pas golit të Milik në minutën e 14-të. Pikërisht atëherë kur kualifikimi dukej i hipotekuar, Salzburg u zgjua shpejt duke barazuar shifrat me Dabbur në minutën e 25-të.

Milik
Milik

Austriakët përfituan nga “mpirja” e italianëve në pjesën e dytë duke shënuar dhe dy gola të tjerë, i fundit në kohën shtesë, një humbje që nuk djeg me Napolin që kualifikohet për në fazën gjysmëfinale në Europa League. Një paraqitje personale shumë pozitive zhvilloi Hysaj, titullarë në pozicionin e tij natyral, në krahun e djathtë:

Napoli Hysaj
Napoli Hysaj

“Një nga ndeshjet e tij më të mira, në këtë periudhë nuk është aspak rastësi. Hysaj është në një fazë që fiziku i tij është në 100%, sulmoi nga krahu i tij deri në fund, mbrojti me rregull, nota 6,5 për Hysaj shkruan TuttomercatoWeb.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb