Trajneri i Brazilit, Dorival Junior, ka publikuar listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjet e radhës, ato kundër Kilit dhe Perusë në kuadër të kualifikueseve për Botërorin 2026. Tekniku Dorival ka grumbulluar më të mirët e mundshëm, duke qenë së bëhet fjalë për takime të rëndësishme.

Në listë nuk mungon talenti Endrick, ndërsa lojtarë si Vinicius dhe Raphinha premtojnë shumë për fazën ofensive.

Pikët tani për Brazilin janë detyrim, pasi kjo përfaqësuese e sheh veten në vendin e pestë, me vetëm 10 pikë të grumbulluara në 8 ndeshje të luajtura.

Porta: Alisson, Bento, Ederson

Mbrojtja: Militao, Gabriel Magalhaes, Marquinhos, Bremer, Danilo, Vanderson, Abner, Arana

Mesfusha: André, Gerson, Bruno Guimaraes, Paquetà, Rodrygo

Sulmi: Endrick, Igor Jesus, Martinelli, Luiz Henrique, Raphinha, Savinho, Vinicius

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb