Çmimi i benzinës në Kubë do të rritet me më shumë se 500%, duke filluar nga 1 shkurti. Çmimi i një litri benzinë do të shkojë nga 25 pesos kubane (0,20 cent amerikan) në 132 (1,10 dollarë), që është e barabartë me +528%, njoftoi ministri i Financave, Vladimir Regueiro. Qeveria, e cila subvencionon pothuajse të gjitha shërbimet dhe mallrat bazë të konsumit nga kubanezët, përshkroi në dhjetor një sërë masash për krizën ekonomike që prek vendin. Sipas vlerësimeve zyrtare, PBB-ja u tkurr deri në 2% në 2023, ndërsa inflacioni u mbyll në 30%.
Masat e qeverisë kubane
Ekzekutivi miratoi gjithashtu një zgjerim të buxhetit publik për vitin 2024 për deficitin fiskal me 44%, që analistët thonë se është e barabartë me rreth 15% të PBB-së. Në fund të muajit, autoritetet pranuan se nuk ishte e qëndrueshme vazhdimi i shitjes së karburanteve me çmime “të subvencionuara”. “Vendi nuk mund të mbajë çmimin e karburantit, i cili është më i liri në botë në krahasim me çmimet e vendeve të tjera”, nënvizoi ministri i Ekonomisë, Alejandro Gil.