KUÇOVË- Tre gra, mes tyre dy motra familje kanë mbetur të vdekur si pasojë e asfiksimit nga gazi, ndërkohë që një e katërt ndodhet në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Polovinë të Kuçovës, ku dy motrat Ryzbie Toskaj, 60 vjeçe dhe Resmie Selenica, 63 vjeçe kishin shkuar në shtëpinë e nënës së tyre Mine Dyrma, 90 vjeçe. Në banesë ndodhej edhe 80-vjeçarja Refije Yzaj e afërme e familjes.

Fillimisht mësohet se ka patur një rrjedhje gazi, e cila është bërë shkak për krijimin e një vatre zjarri. Nga gazi dhe më pas tymi, kanë gjetur vdekjen nga asfiksimi, dy motrat Toskaj dhe Selenica si dhe 80-vjeçarja Yzaj. Ndërsa e moshuara Dyrma, ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Beratit po për shkak të asfiksisë.

Pas shuarjes së zjarrit, policia ka nisur punën për nxjerrjen e trupave të pajetë nga banesa si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: