Nga Sonila Musaj*
Arben Polisi është një qytetar nga qyteti i Kuçovës i cili tregton lule pranë varrezave të këtij qyteti. Ky qytetar i paguan rregullisht taksat në mënyrë që të jetë sa më i rregullt me shtetin. Por një ditë ajo që z.Polisi zbuloi nuk qe aspak e këndshme për të.
Mandatet e arkëtimit të dhëna nga një punonjës i bashkisë ishin fals pa numër serie dhe pa vulën e bashkisë. Polisi është ankuar në Bashkinë e Kuçovës dhe ka bëre dhe kallëzim tek krimi ekonomik dhe uron që ky punonjës të marrë ndëshkimin që meriton dhe pse është person i afërt i kryetarit të bashkisë Kuçovë. Ky qytetar shprehet shumë i zemëruar nga heshtja e institucioneve përkatëse dhe pse i janë vjedhur para qytetarëve dhe shtetit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: