KUÇOVË – Një dashuri pa përgjigje ka shkaktuar një tragjedi në një familje në Kuçovë. Një vajzë ka mbetur e vrarë kurse vëllai transportohet me plagë të rënda në Spitalin Ushtarak në Tiranë pasi u qëlluan në banesën e tyre me armë nga një i ri, i cili u arrestua pak orë pas krimit.

Viktima quhet Denisa Demaj, 22 vjeçe, kurse i plagosur ka mbetur vëllai Edison Demaj. (Në foto, motër e vëlla).

Policia ka arrestuar pas disa orësh, autorin e vrasjes, Klaus Sakollin, 29 vjeç nga qyteti i Beratit. Policia zbulon se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë fiksimi i djalit pas vajzës, derisa, me të cilën vetëm kishte folur në telefon dhe parë nga larg.

Ngjarja

Gazetarja Eneida Petova njoftoi se një 29 – vjeçar nga qyteti i Beratit është futur në shtëpinë e Kujtim Demajt rreth orës 2:00 të mëngjesit dhe ka qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të dy fëmijëve të tij, vëlla e motër. Më pas, ai u ka drejtuar armën edhe prindërve, por ajo ka ngecur. Në këto momente, autori është larguar me shpejtësi nga vendi i krimit dhe pas disa orësh kërkimi nga policia, 29-vjeçari Klaus Sakolli është arrestuar nga uniformat blu.

22-vjeçarja Denisa Demaj ka gjetur vdekjen menjëherë mbas mbërritjes në spitalin e Kuçovës, ndërsa vëllai i saj 20-vjeç, Edisoni, është transpotuar në gjendje të rëndë me helikopter drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.

Rrefimi i autorit

Burimet zyrtare të Policisë konfirmuan se shkak per këtë ngjarje të rëndë ështe bërë xhelozia.

I arrestuari Klaus Sakolli ka rrëfyer në polici ngjarjen: “Me vajzën ishim lidhur nëpërmjet telefonit, ishim parë disa herë, por nuk kemi pasur anjëherë kontakt. Pasi këtë e kanë mësuar prindërit e saj, e kanë ndaluar të komunikojë me mua dhe prej 2 ditësh, Denisa nuk më hapte më telefonin.”

Kështu është shprehur pas arrestimit autori. Familjaret e viktimës pohojnë se vajza nuk kishte asnjë lidhje me autorin dhe se vëllai i kishte kërkuar Sakollit të mos e shqetësonte më motrën e tij.

Sipas familjarve, vëlla e motër janë qëlluar me disa plumba kallashnikovi; njëri prej këtyre plumbave e ka kapur vajzën në ballë.

(ar.sh/d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: