TIRANË

Ndryshimi i kufijve mund të bëhet vetëm nëse diskutohet akti juridik i 28 nëntori 1912. Kështu deklaroi Historiani dhe lideri i listës për Shqipërinë Natyrale Koço Danaj në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24.

Ai theksoi se Kosova do të mbetet atdheu i Ismail Qemalit, Hasan Prishtinës e Adem Jasharit.

“Çdo të thotë ndarje, ka një kriter kush do ndarje apo korrigjim kufijsh ose duhet të pranojnë të realizohet me bisedime me paqe me dialog, akti i 28 nëntorit 1912 ose gjenden kot në muhabet dhe është e drejtë e tyre të flasin”, tha Danaj, ndërsa shtoi se Kosova do të mbetet atdheu i Ismail Qemalit, Hasan Prishtinës, Isa Bolenit, Adem Jasharit, etj. “Është e kotë,- tha ai- që sot të hapësh probleme kur ka vetëm një problem që duhet hapur, akti juridik i 28 nëntorit 1912”, deklaroi Danaj.

Ndërsa komentoi tarifën 100 % të Kosovës ndaj Serbisë, Danaj e konsideroi atë një veprim të vonuar, por të drejtë, raporton “BalkanWeb”.

“Veprim i vonuar, por shumë i saktë shumë  i drejtë. Reciprocitet. Ndërsa për bashkësinë ndërkombëtare. Dhe del Mogherini e thotë të hiqet se kështu them unë. Kush jeni ju? Unë jam qeveria, kjo është e drejta ime. Kjo masë do të mbijetojë sa të ketë atdhetarë e patriotë. Sa të ketë pastaj nga ata që për të hequr një dosje, për të fshirë një fletë nga SHBA, Brukseli a Moska, do bëjnë si ti thotë tjetri, do rrëzohet qeveria Haradinaj, por do rrëzohen të gjithë, sepse e do popullit”, tha Danaj, ndërsa theksoi se edhe Serbia duhet të mësohet që edhe Kosova mund t’ia prishë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb