TIRANE

“Rama ka rënë dakord për copëtimin e Kosovës, për dorëzimin e territorit të saj sëbashku me argatin në Prishtinë”. Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin ‘A Shoë’ në ‘News24’.

Përballë Adi Krastit, Berisha foli për një marrëveshje të fshehtë mes Hashim Thaccit dhe Ramës për të favorizuar kështu krijimin e ‘Serbisë së madhe’.

Krasta: Mendoni se ndarja e Kosovës, një qasje e dyshimtë e Mohgerinit në raport me Kosovën dhe shkëmbimin e territorit. Mendoni dhe e keni parë ju sipas një këndvështrimi me konspiracion atë ngjarje, apo jeni munduar ta shihni duke u bazuar tek disa elemente të gjeo-politikës së momentit. A ka rrezikshmëri?

Berisha: Para se të shkojmë tek Mogherini, kjo është vepër e argatëve të Beogradit në Prishtinë, dhe zeografit bis Edi Ramës. 10 ditët e fundit kanë ndodhur këto dy gjëra; Aleksis Tsipras në Beograd, deklaroi se Kosova po i hedh benzinë zjarrit. Është njësoj sikur t’i thuash qengjit që po turbullon ujin ujkut që është sipër. Aleksandër Vuçiç që deklaroi përsëri atë që tha kryeministri i tij, për opsionin mundshëm të ushtrisë në Kosovë. Dhe Zeografi bis nuk çel gojë për asnjë nga këto deklarata. Pse? Sepse ka rënë dakord për copëtimin e Kosovës, për dorëzimin e territorit të saj sëbashku me argatin në Prishtinë. Në këtë kontekst, Mogherini e ka bërë këtë për shkak të filoserbizmit të saj. pse unë do të akuzoj zonjën Mogerini aq shumë në një kohë kur janë argatët në Prishtinë dhe zeografi në Tiranë, aventurieri i vërtetë dhe një njeri i rrezikshëm për çështje kombëtare. Të hysh në këtë pazar do të thotë të miratosh përpjekjet e Vuçiç që deklaroi hapur se; Serbia do të bëhet më e madhe. Edi Rama në shpërblim të kësaj thoshte; E kam mik Aleksandrin. Po si mund ta ketë mik atë kur ai synim ‘Serbinë e madhe’?!Është më mirë që ta shohim këtë si një operacion tmerrësisht të rrezikshëm serb ndaj shqiptarëve. I ka dhënë flamurin argatit të tij në Prishtinë. Që në 2011 ata negociojnë dhe bëjnë një ‘vrimë në ujë’. Duket se janë marrë vesh. Të gjithë aleatët kanë qenë me ne. Situata është komplekse. Në Kosovë, argatin e përkrahin veç 2-3 vetë. E kundërshtojnë të gjitha forcat politike. E përkrah Baton Haxhia, që mund të jetë edhe shefi i tij në hierarkinë e argatëve. Kurse të tjerët jo. E përkrah Edi Rama, që është një figurë e urryer në Kosovë. S’do t’ja dëgjojë njeri emrin atje.
Krasta: Ju vazhdoni të mbështesni personalisht bashkimin e Shqipërisë me Kosovën në një trung të vetëm?
Berisha: Unë vazhdoj të mbështes në mënyrë të vazhdueshme sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës. Unë kam bindje se e ardhmja është bashkimi, por ky bashkim nuk duhet të ndodh kundër shitjes së territoreve të vendit.

Krasta: Ju vazhdoni të mbështesni personalisht bashkimin e Shqipërisë me Kosovën në një trung të vetëm?
Berisha: Unë vazhdoj të mbështes në mënyrë të vazhdueshme sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës. Unë kam bindje se e ardhmja është bashkimi, por ky bashkim nuk duhet të ndodh kundër shitjes së territoreve të vendit.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: