Përsosja e teknologjisë po ua lehtëson nxënësve e studentëve kopjimin në provim.
Së fundi është përhapur një ofertë që u mundëson studentëve kufje me pagesë, nëpërmjet të cilave dikush nga jashtë mund t’ju ndihmojë në provim.
Ekipi i Kohavisionit ka kontaktuar në numrin që gjendet në njoftimin “Jap me qira dëgjuese për provim”. Pronari me shumë lehtësi tregon funksionin, si dhe kualitetin e lartë që thotë se e kanë.
Çmimi është 20 euro, por mund të ketë edhe ulje. Sipas kësaj bisede, pas përdorimit të pajisjejes suksesi është i garantuar.

 

(a.n/Tetova sot/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: