Një trup i pajetë, i dekompozuar është gjetur mëngjesin e kësaj të diele në ujërat e Adriatikut. Viktima është i seksit mashkull dhe është gjetur rreth 4 milje në det të hapur nga peshkarexha “Emiliani”, pasi kishte ngritur rrjetat e peshkimit.


Në sqarimin e saj, policia thotë se nga ekspertiza e jashtme ka rezultuar që trupi i pajetë nuk ka qenë i lidhur apo i mbështjellë, siç u raportua gjatë orëve të paradites se trupi ishte i lidhur me letër natriban, që ngrinte dyshime se kemi të bëjmë me vrasje.


Nga këqyrja nuk janë evidentuar shenja dhune apo dëmtime të ndonjë natyre tjetër. Trupi ishte i veshur me rroba dhe i janë evidentuar te gjitha gjymtyrët, por  sipas Policisë së Durrësit, është dekompozuar për shkak të lagështisë.


Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa do të jetë laboratori i kriminalistikës, që do të kryejë autopsinë për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes. Trupi i pajetë është përcjellë drejt morgut në Tiranë për ekzaminime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:
Më datë 18.08.2019, në orët e para të mëngjesit, një peshkarexhë që kishte dalë për gjueti, rreth 4 milje larg Durrësit duke ngritur rrjetat dhe ka konstatuar në rrjeta një trup të pajetë të seksit mashkull.

Kufoma është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore.
Nga ekspertiza e jashtme, trupi nuk ka qenë i lidhur apo i mbështjellë. Nga kqyrja nuk janë evidentuar shenja dhune apo dëmtime të ndonjë natyre tjetër.

Trupi ishte i veshur me rroba, i janë evidentuar gjithë gjymtyrët, por është dekompozuar për shkak të lagështisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet për identifikimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(d.ç./BalkanWeb)

Etiketa: