Të qenit energjik është e nevojshme për të kryer aktivitetet që mbushin ditën. Por në rastin e njeriut, energjia nuk vjen me një të ndezur të çelësit.
E ftuar në Vila24 nëpërmjet lidhjes në Skype, terapistja energjike Merita Cake dha disa këshilla sesi të kemi një ditë produktive dhe sa më të paqtë.
“Sot kemi energjinë mashkullore në dominim. Ne duhet t’i lëmë burrat të udhëheqin situatat, dhe burrat ndryshe nga ne kërkojnë shumë pak nga gjinia jonë. Pra ne duhet të respektojmë meshkujt dhe ata duhet të na japin ne dashuri. Sot femrat duhet të jenë femërore sa më shumë në pamje dhe sjellje”- tha Cake për News24.