Nga Gani ELEZI

Ndoqa emisionin “Opinion” te Blendi Fevziut per rastin e kulles se Prek Calit. Te ftuar Aron Tare, Fatos Klosi, Elsa Ballauri, Ermal Hasimja, Tomor Alizoti dhe nje pedagog i ri me mbiemrin Curri.

Ne fakt debati nga ceshtja e shembjes se kulles, arsyet dhe kush qendron pas ketij veprimi devijoi ne nje “konflikt” mes komunizmit dhe antikomunizmit. Elsa e shoqerise civile, Alizoti dhe ne menyre te vecante Ermal Hasimja qene “luftetaret ” e medhenj antikomuniste.

Asnje argument, asnje tentative e Aronit, Fatosi dhe Currit per ta futur debatin ne rrjedha te nje diskutimi serioz, per te kuptuar vertete se perse ndodhi shembja e mureve te kulles se Prekes, por edhe per rrethanat e vrasjes se 36 partizaneve te Brigades se 22 Sulmuese dhe te veprimeve te metutjeshme te komandes partizane, nuk beri pune. Urrejtja per komunizmin, madje edhe per partizanet e pafe, si tha Alizoti, e drejta e bajraktarit per ta mbrojtur edhe me jete shqiptaresh, e drejta per ta kundershtuar terrorin komunist edhe me gjakun e partizaneve shqiptar, si tha Hasimja, terrori komunist ndalohej me terror antikomunist, si tha Ballauri, e karakterizoi gjithe debatin.

Madje Hasimja na tmerroi kur deklaroi- edhe une po te isha ne vitin 1944 do te isha rreshtuar me luftetaret e Prek Calit ne Tamare dhe do te kisha vrare cdo partizan, komunist, te bindur apo te genjyer, qe kalonin ne territorin, ne bajrakun qe ishte kunder komunizmit. E ndersa deklaronte keshtu demostronte ne mimike nje egersi dhe urrejtje te madhe.

Dy gjera mendova ne kete rast.

E para fatkeqesi qe te rinjte, studentet tane kane pedagoge te tille.
E dyta, vertete deklarata te tilla nuk jane fare per p…. dhe antikomuniste. Ne raste oportune keta “antikomuniste ” mund te marrin pushken dhe te vrasin gjithe ata qe I mendojne si komuniste. A nuk ndodhi edhe me 21 janar 2011 keshtu!

Prandaj kujdes, ruhuni nga pedagogu, antikomunist Ermal Hasimja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb