Në emisionin Log. në News 24 të moderatorit Endri Xhafo u zhvillua një debat mes analistit Lorenc Vangjeli dhe kreut të Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi.
Vangjeli i tha Bardhit nëse ka bërë një kallëzim katër vite më parë për dy deputetë të PD-së për falsifikim të vulave dhe stampave, kur ai ishte kundër Sali Berishës. Bardhi mohoi një gjë të tillë, ndërsa shtoi se tensionet janë sheshuar tashmë në Partinë Demokratike.
Lorenc Vangjeli: Do ishte mirë që Bardhi disa letra mos t’i kishte nisur.
Gazment Bardhi: Pa merak, Lorenc. Ti mos u shqetëso. Çdo letër që mban firmën time mbaje në xhep se me atë letër nuk të gjen asgjë.
Lorenc Vangjeli: Nuk pendohesh?
Gazment Bardhi: Zero, të jesh i sigurt për këtë. Për çdo letër që firmos unë mbaje në xhep e ndihu i sigurt. Nëse nis një letër e nis në cilësinë time zyrtare dhe në përputhje me ligjet e Republikës së Shqipërisë.
Lorenc Vangjeli: Ndoshta do të duhej të përputhni juristin edhe politikanin.
Gazment Bardhi: Gjithmonë e bëj këtë.
Lorenc Vangjeli: Keni bërë kallëzim për falsifikim të vulave dhe stampave për dy deputetë të opozitës. Është vërtetë? Katër vite më parë, nuk është e vërtetë?
Gazment Bardhi: Nuk është e vërtetë.
Endri Xhafo: Z.Bardhi, besoj kjo do të thotë që bëj kujdes kur vë firmën.
(Balkanweb)