Moderatorja e News24, Ola Bruko ka denoncuar sot dy vajza të cilat mbledhin para në emër të emisionit ‘Shqiptarët për Shqiptarët’. Në një postim në facebook, moderatorja e këtij emisioni Ola Bruko, shkruan se vajzat që shihni në foto, kërkonin para mes pushuesve në plazhet e jugut, në emër të Elvis Naçit dhe emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”, para për të cilat thonin se nevojiten për të ndihmuar financiarisht për operimin e një fëmije 8 muajsh.

‘Elvis Naçi dhe News24 bëjnë thirrje që askush të mos bjerë pre e mashtrimeve të tilla, dhe kërkojnë nga organet kompetente të ndërhyjnë për t’iu dhënë fund atyre.’ –shkruan Bruko në statusin e saj, ku ndër të tjera njofton se emisioni ‘Shqiptarët për Shqiptarët’ do të rinisë së shpejti në ekranin e News24.

  • foto galeri
  • foto galeri

Statusi i Plotë:
Abuzim dhe përpjekje e turpshme për të përfituar në emër të bamirësisë për të varfërit.
Këto foto janë bërë në bregdetin e Jalës dhe këto 2 vajza bëjnë ec e jak gjithë ditën duke kërkuar para në emër të Elvis Naçit dhe emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”. Ato iu kërkojnë njerëzve të ndihmojnë financiarisht për operimin e një fëmije 8 muajsh.
Fati e solli që këtë kërkesë të ma drejtonin edhe mua, që prej një viti jam drejtuese e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”, pjesëtare e përpjekjeve dhe punës së madhe që bën Elvis Naçi dhe bashkëpunëtorët e tij për të ndihmuar njerëzit në nevojë.
Stafi ynë ka filluar punën për një sezon tjetër solidariteti, dhe rastet që kemi identifikuar janë të shumta, por rasti i sotëm është një mashtrim i pastër dhe është për të ardhur keq nëse dikush ka rënë pre e tij, apo aq më keq nëse ky nuk është rasti i vetëm.
Elvis Naçi dhe News24 bëjnë thirrje që askush të mos bjerë pre e mashtrimeve të tilla, dhe kërkojnë nga organet kompetente të ndërhyjnë për t’iu dhënë fund atyre.
Ne së shpejti rikthehemi në ekranin e televizorit me histori të reja, me personazhe të rinj, problemeve të të cilëve do t’iu japim zgjidhje, nën logon e vetme, News24.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb