Të tjera pamje dramatike vijnë nga qyteti i Durrësit, aty ku ishte dhe epiqendra e tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.4, që goditi vendin në orën 03:54, ndërsa është konfirmuar një tjetër viktimë, duke e çuar në 17 numrin e personave të pajetë.

Gazetari Fatmir Popja sjell në redaksinë e “BalkanWeb” një video të tmerrshme nga Hotel Tropikal në Durrës, i cili është rrafshuar nga tërmeti. Siç shihet në video, duket vetëm dora e një prej viktimave të tërmetit.

Një nga punonjësit e zjarrfikësve tha në një lidhje telefonike për “News24” se trupi i pajetë është nxjerrë nga rrënojat dhe i përket një 24-vjeçari nga Kosova. Ndërkohë, sipas zjarrfikësit, mendohet se nën rrënoja është edhe trupi i vëllait të viktimës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb