Kini kujdes që të mos mbarojë birra! Ky është mesazhi i dërguar nga drejtuesit e Kampionatit Botëror të Rugby në Japoni, vendi i parë aziatik i cili mirëpret këtë ngjarje të rëndësishme që tërheq nga e gjithë bota tifozë të etur.

Rreth 2 milionë litra birrë u konsumuan në Kupën e Botës në vitin 2015 në Britaninë e Madhe nga tifozët e topit oval, që njihen si konsumatorë më të mëdhenj të pijeve alkoolike sesa tifozët e futbollit.

‘’Kultura e rugby nuk njihet gjerësisht në Japoni”, u shpreh sot një zëdhënës i komitetit organizativ japonez.

Ai shtoi se qytetet pritëse janë të interesuar të shfrytëzojnë mundësitë tregtare dhe duan të lënë një përshtypje të mirë për të inkurajuar spektatorët që të kthehen më vonë si turistë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb