BERAT

Një 41-vjeçare nga fshati Molisht në ish/komunën Sinjë, në rrethin e Beratit, i ka dhënë fund jetës mesditën e sotme.

Merita Filaj, nëna e 3 fëmijëve, ka varur veten me litar në kasollen e barit, që ndodhej pak metra larg banesës së saj. Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se,viktima,15 minuta para vetëvarjes, ka telefonuar policinë, në numrin 129 dhe u ka thënë duke qarë që të kujdeseshin për fëmijët e saj.

Patrrullat e policisë, pas lokalizimit të telefonatës, janë nisur drejt banesës së familjes Filaj por e kanë gjetur gruan të vetëvarur në kasollen pranë shtëpisë.

Viktima 41-vjeçare, Merita Filaj nuk vuante nga asnjë formë depresioni por duket se kushtet e vështira ekonomike në të cilat jetonte, e kanë detyruar të ndërmarrë këtë akt ekstrem. Merita jetonte e vetme në një banesë në fshatin Molisht, që ndodhej 3 km e veçuar larg banesave të tjera. Ajo jetonte me 2 vajzat e saj, ndërsa bashkëshorti dhe djali kishin emigruar në Greqi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb