Republikani Mike Pompeo, anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve, mësohet të jetë njeriu që Trump do t’i besojë CIA-n. Pompeo është anëtar i Komitetit të Inteligjencës së Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara dhe ka luajtur rol aktiv në hetimin e sulmeve kundër Konsullatës amerikane në Bengazi të Libisë në vitin 2012.

Ndërsa Senatorin republikan nga Alabama, Jeff Sessions ai e ka zgjedhur për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. 69-vjeçari nga Alabama, një ndër mbështetësit e Donald Trumpit, ka qenë senator që në 1997 dhe më parë ka qenë prokuror në shtetin e tij. Prokurori i Përgjithshëm është autoriteti më i lartë për zbatimin e ligjit në Shtetet e Bashkuara. Ai është kreu i Departamentit të Drejtësisë.

Sessions kundërshton çdo rrugë për pajisjen me dokumenta për emigrantët e paligjshëm dhe ka mbështetur që në fillim planet e Trump për ndërtimin e murit me Meksikën. Në vitin 1986 Jeff Sessions ishte kandiduar për një post të rëndësishëm në gjykatë nga Presidenti Amerikan i asaj kohe Ronald Reagan, kandidaturë e cila ishte hedhur poshtë pas akuzave se ai kishte berë deklarata raviste, akuzë që nuk u pranua kurrë nga Sessions.

Mësohet gjithashtu se gjenerali në pension Michael Flynn do të jetë këshilltari për sigurinë kombëtare.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: