SHBA- Gjatë vizitës së tij në SHBA, kryeministri Edi Rama ka marrë një surprizë të këndshme në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa është nderuar me një çmim.

Përmes një postimi në faqen e tij të “Facebook’-ut Rama bën me dije se është nderuar me Çmimin për Pluralizmin Kulturor, i cili i është dorëzuar nga Paul Packer, i emëruari i Presidentit të SHBA-ve Donald Trump.

MESAZHI I RAMES
Një surprizë e posaçme ceremonia e marrjes sot, në Shtëpinë e Bardhë, të ÇMIMIT PËR PLURALIZMIN KULTUROR, dorëzuar nga i emëruari i Presidentit Trump në krye të Komisionit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Amerikane në Botë, Paul Packer.

Çmimi për angazhimin në ruajtjen e kujtesës së Holokaustit dhe mbrojtjen e së vërtetës historike, një nder shumë i veçantë për mua, qeverinë tonë dhe padiskutim Shqipërinë që rrezaton gjithnjë e kudo me shembullin e saj të mbrojtjes së popullit hebre gjatë orëve të zeza të Luftës së Dytë Botërore??????



(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: