Mes deputetëve të fundit të betuar në Kuvend, Kujtim Gjuzi nga radhët e PD-së rrëfehet në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në News 24.

Ai thotë se është në Parlament pasi nuk donte që ai të mbetej bosh. Gjuzi shton se “Ora e Edi Ramës ka mbaruar dhe se ai duhet ta lëshojë vendin”.

Ai flet për momentin e betimit një ditë më parë dhe thotë se nuk ka dashur që tekstin ta lexonte Gramoz Ruçi.

“Në atë moment të kalojnë mornica thuhet në gjuhën popullore, apo rritje e tensionit arterial. Unë shoh Ruçin atje dhe thashë se nuk e doja mandatin nga ai, por nga zonja e Parlamentit. Ai ka përgjegjësi për vrasjet në Shkodër”.

Teksa komentoi veshjen e tij, me papion të kuq, këpucë e orë të kuqe që dekoronin kostumin e zi, Gjuzi shtoi: “Në xhepin e xhaketës kam një shenjë shprese, veshja ime klasike siç duhet të jetë klasik Parlamenti. Unë nuk jam më i miri, i bëra thirrje liderit shpirtëror Berisha që të mendohet, të mos e lëmë bosh atë sallë se jemi 15 milion shqiptarë deri në Parga, 6 milionë në Turqi, 25 milionë shqiptarë në gjithë Botën”,- vijoi Gjuzi.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb