Deputeti Kujtim Gjuzi në një konferencë për mediat tha se kryeministri Edi Rama nuk duhet të rrijë pasiv, por të ftojë kundërshtarët politikë në tryezë.

Gjuzi u shpreh se vjen nga shtresa e të përndjekurve politikë, por nuk ka armik askënd dhe kryeministri gjithashtu nuk duhet që të konsiderojë ndonjë palë si armike, por thjesht kundërshtarë.

“Rama të ftojë në tryezë bisedimi kundërshtarët e tij politik, sepse nuk i ka armiq.  Ne jemi të gjithë shqiptarë, pavarësisht se jemi me parti politike të ndryshme.

Nuk bën që Shqipëria të mbajë një palë zgjedhje, ku në to të hyjë vetëm Partia Socialiste e Shqipërisë dhe të mënjanjohet partia që solli demokracinë në vend në vitet 1990, PD-në”, tha Gjuzi ndër të të tjera.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb