Kujtimet e Liza Minnellit, që pritet të dalin në pranverën e 2026 përmes Grand Central Publishing, do të shndërrohen në një serial televiziv. Warner Bros.TV dhe Magnolia Hill janë bashkuar për të marrë përsipër projektin televiziv, sipas Variety.
Liza Minnelli po e shkruan librin me mikun dhe bashkëpunëtorin e saj të vjetër Michael Feinstein si dhe Josh Gatlin dhe Heidi Evans ndërsa seriali po zhvillohet nga Sam Haskell, themeluesi i Magnolia Hill dhe ish-agjenti i këngëtares dhe aktores.
Krahas karrierës së saj, libri dhe seritë televizive do të fokusohen në përvojën e Minnelli-t me çrregullimet e përdorimit të substancave (SUD).
Liza Minnelli's Memoir Being Developed as a Series at Warner Bros. TV and Magnolia Hill https://t.co/z8ZbESjT0r
— Variety (@Variety) December 3, 2024
“Jam jashtëzakonisht e emocionuar që do të punoj me Sam Haskell nga Magnolia Hill Productions dhe Warner Bros Tv për të sjellë në jetë historinë time në këtë mënyrë të veçantë”, tha këngëtarja dhe aktorja legjendare në një deklaratë. “Sam është një mik i dashur dhe një pjesë e paçmuar e jetës sime profesionale dhe nuk mund të mendoja për një partner më të përshtatshëm për këtë projekt tepër personal. Mezi pres të ndaj historinë time me botën. Nuk do t’ia besoja këtë histori askujt përveç Semit”, shtoi ajo.
“SUD nuk ka të bëjë me vullnetin apo forcën. Bëhet fjalë për lidhjen e trurit tonë, ka të bëjë me atë se si gjenetika ndikon në jetën tonë dhe në jetën e atyre që duam… dhe tani është koha për të hequr turpin dhe stigmën. Jam mirënjohës që përjetoj jetëgjatësinë duke punuar për rikuperimin çdo ditë të jetës sime ”, theksoi ajo.
“Historia e Lizës është një nga më të jashtëzakonshmet, frymëzueset dhe të paharrueshmet në argëtim,” tha ai. “Jam i nderuar që kam mundësinë të sjell jetën e saj të pabesueshme në ekran dhe jam i emocionuar që vazhdoj miqësinë tonë të gjatë përmes këtij bashkëpunimi ”, tha Sam Haskell.