Ajo është një prej figurave politike më të njohura në Shqipëri. Bëhet fjalë për politikanen Mimi Kodheli e cila ishte sot e ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan ku ndryshe nga herë të tjera foli për jetën private.

Gjatë emisionit ish-ministres së Mbrojtjes i rikujtuan faqen e parë të ditarit të të atit, i cili e kishte shkruar ditën e parë që ajo kishte lindur. Fjalët e tij kanë prekur Kodhelin e cila e emocionuar dhe me zërin që i dridhej nuk mundi t’i mbajë dot lotët.

“Kujto, gjithmonë kujto se jeta është një luftë në të cilën fiton herët a vonë ai që është i ndershëm, i drejtë dhe punëtor”, këto ishin fjalët me të cilat babai i politikanes mbyllte faqen e parë të ditarit kushtuar të bijës.

Kodheli qan

“Babai im ishte një djalë shumë vizionar dhe mendjehapur edhe pse jetonte në një epokë të vështirë. Unë kam patur një lidhje shumë të veçantë me të edhe ajo gjë që s’mund të kaloj pa u vënë re është ajo që ai thotë në fund: ‘Kujto, gjithmonë kujto se jeta është një luftë në të cilën fiton herët a vonë ai që është i ndershëm i drejtë dhe punëtor’. Kjo është edukata që familja më ka dhënë. Kërkoj ndjesë për prekjen, por ai është larguar herët nga jeta dhe nuk mund të mos mallëngjehem sa herë bëhet fjalë për të. Ai është larguar në moshën 54-vjeçare, në atë kohë unë e kam patur djalin 4 muajsh dhe ai sot është 28 vjeç. Edhe pse nuk është më, ai rri tek unë çdo ditë, fle tek unë çdo ditë dhe më korrigjon kur gaboj dhe është gjithmonë drita jeshile në tunelin ku unë futem. Ai është drita ime dhe ka ndikuar në shumëçka unë jam.
Edukata që më kanë dhënë ma ka bërë më të thjeshtë jetën dhe karrierën dhe më duhet të jem falënderuese deri në vdekje atij dhe mamasë time”, tha Kodheli./tvklan/

Kodheli e vogel

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: