Është përkujtuar në Shkodër 29-vjetori i rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha me një ceremoni të organizuar nga kryetarja e Bashkisë në detyrë Voltana Ademi dhe Partia Demokratike.

Ademi tha në fjalën e rastit se sot duhet një dhjetor i dytë pasi po përballen me një tjetër diktaturë. Ajo theksoi se po ikin ata të cilët u burgosën për një Shqipëri demokratike duke përmendur emrin e Agron Tufës.

“Sot përkujtojmë një ngjarje të shënuar jo vetëm për Shkodrën, por për mbarë Shqipërinë, një ditë në të cilën Shkodra rrëzoi simbolin famëkeq të komunizmit pikërisht në këtë vend, ku sot është vendosur kjo pllakë përkujtimore.
Por, kjo datë shërben edhe si reflektim, si mesazh, si moment në të cilin shkodranët dhe shqiptarët, sot përveç përkuljes me respekt ndaj atyre qe e organizuan 13 dhjetorin dhe jo vetëm të gjitha lëvizjet demokratike ne vitet 90-të, por Sot Shqiptarët kanë nevojë të mos harrojnë, sepse po përballen me një tjetër sistem.
Sot Shqiptarët po ikin çdo ditë, e kjo e bën me të trishtë e më të dhimbshëm realitetin tonë të përbashkët, e nuk po ikin njerëz të thjeshtë, por ato të cilët u burgosën për një Shqipëri demokratike, sot kërkojnë azil ne dyert e Europës, siç është rasti më i fundit ai i Agron Tufës.
Me dhimbje e them sot, se Shqipëria ka nevoje serish për një dhjetor tjetër, më të fortë, ka nevojë për të gjithë shqiptarët, në mënyrë qe të mos jemi nën një tjetër diktaturë e të mos reagojmë kur të jetë vonë”, deklaroi Ademi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb