SERBI- Eurodeputeti Eduard Kukan, kreu i delegacionit të Parlamentit Europian i cili vizitoi Serbinë këtë javë këshilloi presidentin serb, Tomislav Nikoliç, se nuk duhej të ishte në paradën e 70 vjetorit të fitores kundër fashizmit në Moskë. Në një prononcim për gazetën Blic, Kukan u shpreh se Nikoliç duhej të bënte homazhe tek momunenti i Ushtarëve të Luftës së Dytë Botërore, por të mos përfillte paradën.
Por, mediat thonë se Nikoliç i ka dhënë atij një përgjigje të prerë. “Nuk është mirë që të japësh këshilla për dikë , kur s’ti kërkon”.
Përmes një deklarate të shpërndarë nga kabineti i presidentit serb, thuhet se as presidenti Nikoliç dhe asnjë nga politikanët serbë nuk i kanë dhënë këshilla presidentit sllovak se ku duhet dhe ku nuk duhet të shkojë apo çfarë duhet të bëjë.
“Opinioni i pjesës më të madhe të qytetarëve të këtij shteti është se duhet të nxisim marrëdhëniet më të mira me çdo kënd, përfshi dhe Federatën Ruse. Presidenti përfaqëson këtë opinion pa mëdyshje dhe askush nuk do ndikojë ta ndryshojë atë, përfshi dhe Kukan”, thuhet në deklaratën e Nikoliç.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: