Policia e Kukësit njofton se ka arrestuar 3 persona për kontrabandim automjetesh dhe pjesëve të këmbimit.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e secilit prej tyre, u konstatuan mjete pa ju nënshtruar regjimit doganor, mjete të çregjistruara të blera pa asnjë faturë tatimore apo fletë shoqërimi, pa akt shitje e blerje, të cilat u bllokuan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Kukës.

Vijon puna për goditjen e aktivitetit të trafikimit dhe kontrabandimit të automjeteve dhe pjesëve të këmbimit. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në D.V.P. Kukës, në zbatim të plan operacionit për goditjen e aktivitetit të trafikimit dhe kontrabandimit të automjeteve dhe pjesëve të këmbimit, arrestuan në flagrancë 3 shtetas, si më poshtë:

-F.B., vjeç 45, banues në Kukës.

-S.M., vjeç 46, banues në Pobreg, Kukës.

-Z.N., vjeç 42, banues në Gjegjan, Kukës.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e secilit prej tyre, u konstatuan mjete pa ju nënshtruar regjimit doganor, mjete të çregjistruara të blera pa asnjë faturë tatimore apo fletë shoqërimi, pa akt shitje e blerje, të cilat u bllokuan në cilësinë e provës materiale.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb