KUKES

Bashkia Kukës ka pezulluar punimet për rikonstruksionin e spitalit në këtë qytet. Sipas Drejtorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Vendor, arsyeja e pezullimit është dëmtimi i tuneleve nëntokësore të spitalit gjatë punimeve për rikonstruksionin e tij. Rrahman Dema shprehet se Bashkia e Kukësit nuk ka qenë kundër rikonstruskionit, por kundër zgjerimit në pjesën e përparme të spitalit sepse preken hapësirat e gjelbërta dhe lulishtja.

Ndërkohë Firma ndërtuese thotë se është duke zbatuar projektin e miratuar nga Agjensia e Zhvillimit të Territorrit. Sipas projektit për rikonstruskionin e spitalit të Kukësit  parashikohet që të shtohet një godinë e re, në të cilën do jetë Shërbimi i Urgjencës, Salla e operacionit dhe Shërbimet e tjera mbështetëse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb