U shpërngulën gjatë kohës së komunizmit nga Domgjoni i Mirditës me besimin se do të kishin një jetë më të mirë, por në fakt pas demokracisë u lanë në harresë dhe pa përkujdesje nga të gjitha pushtetet. Ky është fati i fshatit Fushë Dukagjin në Kukës, i cili sot vuan drejt braktisjes totale, dhe gjurmët e së kaluarës janë këto banesa të mbetura bosh.

Banorët e mbetur atje tashmë janë mjaft pak dhe duket se nuk kanë pasur mundësi të largohen si bashkëvendasit e tyre. Kanë mbetur kryesisht të moshuar, për të cilët shteti nuk ka treguar asnjëherë vëmendje. Ata shprehen se pas ’90-ës kanë vuajtur edhe për ujë, deri sa një prift katolik u kujtua për ta dhe bëri një shpim, falë të cilit ata sot kanë ujë.

Strukturat e shtetit nuk i njohin, përveç periudhës kur trokasin atje për të kërkuar vota.
Thonë se kanë pritur më shumë respekt nga pushtetarët, duke qenë se ishin të vetmit të ardhur dhe që i përkisnin një besimi tjetër nga ai që mbizotëron në Kukës, por ndonëse e gjetën këtë respekt tek banorët vendas, nuk e panë atë nga pushtetarët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb