KUKES – Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri inspektoi zyrën e Kujdesit ndaj Klientit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në qytetin e Kukësit.

 “ Me informacionet që kam edhe nga drejtuesit e operatorit në qarkun Kukës, edhe qarku Kukës që përgjithësisht ka qenë problematik në të kaluarën, ka përmirësime të dukshme përsa i përket arkëtimeve dhe uljes së humbjeve”, theksoi ministri Gjiknuri.

 Më tej, ai u ndal tek statistikat e publikuara për rezultatet e 9-Mujorit të OSHEE-së duke nënvizuar se vazhdon konsolidimi në uljen e humbjeve dhe rritjen e arkëtimeve.

 “Ne patëm rastin të publikojmë edhe shifrat e fundit të 9-Mujorit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë dhe rezultatet aty janë jashtëzakonisht të dukshme përsa i përket përmirësimit, duke shënuar një rekord historik me mesatare humbjesh nën 24% për vitin 2018. Pra, po ta krahasojmë me para disa vitesh humbjet kanë qenë mbi 45% dhe ulja është drastike. Jemi në një situatë krejt tjetër ku ne po synojmë standarde edhe më të larta. Edhe përsa i përket pikëpamjes së arkëtimit, Operatori i Shpërndarjes këtë vit prapë paraqitet me një performancë më të mire”, u shpreh Gjiknuri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb