KUKES –Dorëhiqet kreu i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Kukës Astrit Cengu. Dorëheqja është bërë publike mëngjesin e sotëm, ndërsa bëhet e ditur se Cengu e kishte paraqitur kërkesën për dorëheqje prej tre muajsh. Burime konfidenciale bëjnë me dije se shkak për dorëheqjen janë bërë mosmarrëveshjet me ish-drejtorin e përgjithshëm të OSHEE-së Arben Seferi, i cili gjithashtu u dorëhoq disa ditë më parë. Gjithashtu mësohet se Astrit Cengu ka pasur debate edhe me kreun e ri të OSHEE-së që zëvendësoi Seferin, Ardian Çela.
Astrit Cengu ka qenë kandidat i PS-së për kryetar të komunës Shtiqen në Kukës, në zgjedhjet vendore të 2011-ës. Gjatë kohës që ai ka qenë në krye të OSHEE-sëka pasur rritje të nivelit të arkëtimeve dhe prerjeve të lidhjeve të paligjshme të energjisë. Vetëm në dy javët e fundit janë arkëtuar 20 mln lekë të reja, si dhe janë ndërprerë 291 lidhje të paligjshme të energjisë.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb