KUKES – Drejtuesit e institucioneve shtetërore në Kukës nuk paguajnë energjinë elektrike që konsumojnë në familjet e tyre, madje nuk kanë të nënshkruar asnjë kontratë e OSHEE-në.

Kjo është bërë e ditur nga Prefekti i Kukësit Safet Gjici në një takim të mbajtur në Prefekturën e Kukësit, ku paralajmëroi shkarkimin e secilit prej tyre nga detyra shtetërore që ushtrojnë. Sipas Gjicit 72 % e drejtuesve në Kukës nuk paguajnë energjinë elektrike.

Masat shtrënguese të OSHEE-së kanë nisur prej kohësh për të gjithë konsumatorët, familjarë, privat dhe institucione shtetërore por në Kukës ende nuk ka nisur zbatimi fillimisht nga drejtuesit e institucioneve për pagesat e energjisë elektrike.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: