KUKËS

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga Kukësi deklaroi se do të nisë rehabilitimi i gjashtë qendrave shëndetësore në këtë qark, brenda Qershorit.
Manastirliu inspektoi qendrën shëndetësore të Njësisë Administrative Shtiqën, një ndërtesë me dy kate ku nuk është vënë dorë prej 25 vitesh.
“Janë 3,800 banorë që marrin shërbim në këtë qendër shëndetësore, të cilën e kemi përfshirë në programin kombëtar të rehabilitmit të 300 qendrave shëndetësore dhe ambulancave, në fazën e dytë të tij që tashmë ka nisur, ku do të rehabilitohen 100 qendra shëndetësore dhe ambulanca brenda vitit”, tha Manastirliu.

Në qarkun e Kukësit është rehabilituar gjatë vitit 2018, qendra shëndetësore Fushë Lusen në bashkinë Kukës dhe qendra shëndetësore në lagjen Partizani në bashkinë e Tropojës, ndërkohë që në program për t’u rehabilituar brenda vitit janë qendra shëndetësore Shtiqën, Bardhoc, Fshat, Krumë qytet, Cahan, Babinë, nga të cilat do të përfitojnë 17 mijë qytetarë.

Për vitin 2018 u rehabilituan 80 qendra shëndetësore dhe ambulanca, ndërsa me buxhetin 2019 investohet në 100 qendra shëndetësore dhe ambulanca në të gjithë Shqipërinë, nga të cilat do të përfitojnë shërbim shëndetësor me standarde bashkëkohore rreth 450 mijë qytetar

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb