Një aksident tragjik ka ndodhur në Kukës, ku një 51-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një përplasjeje me automjetin e drejtuar nga një 20-vjeçar.
Rreth orës 07:00, në rrugën e Prizrenit, shtetasi A. B., 20 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe është përplasur me ciklomotorin me drejtues shtetasin S. M., 51 vjeç. Si pasojë e përplasjes, i moshuari ka humbur jetën në spital.
Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë dhe kanë arrestuar shtetasin A. B., shoferin e automjetit që shkaktoi aksidentin. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Automjeti i shtetasit A. B. është sekuestruar si pjesë e hetimeve.