Pas më shumë se katër ditësh kërkimesh intensive, është gjetur i pajetë 27-vjeçari Ajet Lleshi, banor i fshatit Kishaj në Has, i cili kishte humbur kontaktet me familjen që prej mëngjesit të 6 prillit.

I riu ishte larguar nga banesa për të prerë dru në pyll, por nuk ishte kthyer më, duke alarmuar familjarët që njoftuan menjëherë Policinë.

Menjëherë pas denoncimit, forcat e Policisë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe banorët e zonës, nisën kërkimet në terrenin e vështirë malor.

Pavarësisht përpjekjeve të kërkimit, trupi i Ajet Lleshit u gjet pa shenja jete pas më shumë se katër ditësh kërkimesh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb