KUKËS- Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 35-vjeçar pasi akuzohet se ka tentuar të vjedhë një lokal. Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar shtetasi Ardjan Aga, banues në fshatin Liqeni-Kuq Kukës.

Arrestimi i shtetasit u bë pasi ditën e djeshme, tek lokali i shtetasit H.C., lagjja nr. 7, ka thyer xhamin duke tentuar të futet brenda për të vjedhur, por është konstatuar nga Patrulla e Policisë, ku është bërë e mundur dhe arrestimi në flagrancë.

Gjithashtu sipas policisë, Aga është autor i dyshuar për vjedhjen e ndodhur më datë 25.12.2015, në lagjen nr 1, në magazinën e shtetasit P.L., ku ka vjedhur disa materiale si: 1 trapan, 1 fustan nuseje, 1 palë zinxhirë gomash makine, 1 tambure me 30 m kabull elektrik, 3 palë atlete, 3 palë sandale dhe 3 mbulesa divanësh. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Vjedhje”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: