KUKËS – “Kampioni i vërtetë nuk është vetëm ai që bën gol, por ai që ngre kupën në sytë e këtyre fëmijëve dhe njerëzve në nevojë, të cilët duan mbështetje, ndaj u jemi shumë mirënjohës të gjithë atyre që kontribuojnë për ta,” – deklaroi sot Ministri i Mirëqënies, Erion Veliaj, nga Kukësi,gjatë një aktiviteti për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Në kuadrin e nismës “Shqipëria dhuron”, Veliajt iu bashkuan edhe Prefekti Safet Gjici dhe futbollistët e ekipit të Kukësit, të cilët iu shpërndanë dhurata fëmijëve për festat e fundvitit.

“Më kujtohet një vit më parë, kur sapo kishim nisur punë, dhe mësuam se pagesat për personat me aftësi të kufizuar dhe ndihmën ekonomike nuk jepeshin prej muajsh. Ndaj më vjen mirë që, për herë të parë, këtë vit kemi normalizuar situatën dhe jo vetëm kemi paguar në kohë të gjitha pagesat e ndihmës ekonomike dhe personave me aftësi të kufizuar, por qeveria dha edhe një shpërblim për fundvitin”,- theksoi Ministri.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: