Me titullin që është një çështje e mbyllur dhe me vendin e dytë që shumë pak ekipe mund tia rrezikojnë, Kukësi është i gjithi i përqendruar tek sfida e kthimit në Kupë kundër Skënderbeut. Në Korçë zhvillojnë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, për ironi të fatit si gjithnjë pengesë kanë Skënderbeun, këtë herë jo më për titullin kampion por për finalen e Kupës së Shqipërisë.

Kueksiiii
Kueksiiii

Kukësi vjen me një bosnus të madh këtë të mërkurë, udhëtojnë në Korçë me një rezultat pozitiv 2-1 nga ndeshja e parë por dhe me 10 ditë pushim. Në fundjavën ku Skënderbeu bënte llogaritë me Tiranën, Kukësi shijojë fundjavën pushim dhe tre pikët në tavolinë. Këtë bonus të madh trajneri Gjoka dhe stafi drejtues i përpoqën ta shfrytëzonin në maksimum, një kohë e mjaftueshme për të rikuperuar disa lojtarë të dëmtuar.

Shameti
Shameti

Lajmi i mirë është se me grupin në seancën e fundit stërvitore janë stërvitur dhe dy titullarët, Ylli Shameti dhe Valdet Rama. Rikthimi i kapitenit në qendër të mbrojtjes i jep shumë qetësi ekipit në prapavijë, gjithsesi prezenca e tij do të vendoset vetëm në moment e fundit.

Rama
Rama

Valdet Rama do të shoqëroj trajnerin Gjoka në konferencën zyrtare për mediat por as prezenca e tij nuk është 100% e sigurt.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb