Kukësi dhe Kastrioti siguruan qëndrimin në Kategorinë e Parë për sezonin e ardhshëm pasi triumfuan në ndeshjet e “play-out”-it.
Skuadra verilindore mposhti Orikun me rezultatin minimal 1-0 në “Arenën e Demave”. Golin e vetëm në këtë përballje për Kukësin e shënoi Danaj nga pika e bardhë e penalltisë në pjesën e parë. Kjo fitore i siguroi Kukësit qëndrimin në Kategorinë e Parë edhe për sezonin tjetër.
Ndërkohë, Kastrioti mposhti Luzin 1-0 në stadiumin e Vorës dhe arriti objektivin për të qëndruar në Kategorinë e Parë.
Oriku dhe Luzi 2008 pas humbjes në “play-out”, do të luajnë sërish në Kategorinë e Dytë sezonin e ardhshëm.
