Kukësi ka zyrtarizuar portierin Samuel Oriola. Klubi verilindor ka bërë publik lajmin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Oriola, do të qëndrojë te ky ekip të paktën deri në vitin 2028.

Postimi:

WELCOME SAMUEL FEMI ORIOLA

Futboll Klub Kukësi njofton se portieri Samuel Femi Oriola është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë.

Oriola është bashkuar menjëherë në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës dhe do të jetë i gatshëm për ekipin që nga ndeshja e nesërme. I rritur me moshat e Kombëtares së Nigerisë, portieri 20-vjeçar do të jetë pjesë e skuadrës sonë deri në verën e vitit 2028.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje Oriolas dhe suksese me fanellën e skuadrës sonë!

#KUKESITEGJITHEVE #KUKESIKUKSIANEVE #OBJEKTIVISUPERIORE

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb