Kukësi nuk ka mëshirë për Tiranën! Verilindorët mposhtin bardheblutë me rezultatin 2-0 dhe ngushtojnë diferencën me Partizanin kryesues në 10 pikë, duke mbajtur gjallë dhe shpresën e fundit për titull. Në sfidën e luajtur në “Selman Stërmasi”, Kukësi ka shënuar dy herë në portën e Abibit me qendërsulmuesin Vasil Shkurtaj, që në minutën e 34-ët shfrytëzon asistin perfekt të Et’hemit, ndërsa në të 95-ën shërbehet nga Joti, me shtatlartin që mposht Abibin në shtyllën e dytë.

Tirana, nga ana e saj pati mundësi për të barazuar, por Frashëri bëri mrekullinë në gjuajtjen e Imamit në minutën e 89-të. Me këtë rezultat, Kukësi ngjitetv në kuotën e 51 pikëve, duke parakaluar Flamurtarin, ndërsa Tirana nuk përfiton nga “asisti” i Partizanit, me bardheblutë që janë 5 pikë larg Kastriotit të vendit të parafundit.

Ndërkohë, në sfidën e e luajtur në Vlorë, Flamurtari dhe Luftëtari janë ndarë në një barazim spektakolar mes tyre. Golit të Andi Ribajt në minutën e 49-të, iu përgjigj Realdo Fili, që finalizoi një aksion të shkëlqyer të gjirokastritëve në të 89-ën. Flamurtari mbetet i treti me 48 pikë, ndërsa Luftëtari shkon në 38 pikë, 2 më shumë sesa Tirana.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb