Humbja e rëndë kundër Skënderbeut nuk është pritur mirë nga trajneri Gjoka por mbi të gjitha nga presidenti Gjici i cili ka shkundur ekipin duke i kërkuar të reagojnë që në sfidën e radhës, atë kundër Partizanit. Në këtë fund sezoni, Kukësi kërkon me çdo kusht të blindojë vendin e dytë në kampionat por mbi të gjitha kërkon të fitojnë finalen e Kupës së Shqipërisë.

Gjoka2
Gjoka2

Ndaj Partizanit nuk është thjeshtë një sfidë prestigji por një mundësi për të marrë pikët e plota e për të mbyllur diskutimin për vendin e dytë. Në shtëpinë e verilindorëve ka nisur puna për të përgatitur si duhet këtë transfertë. Problemi më i madh që Kukësi ka pasur këtë periudhe ka qenë dëmtimet, një fakt të cilin trajneri Gjoka po e vuan shumë.

Shameti
Shameti

Pikërisht atëherë kur Gjoka priste rikthimin e kapitenit, Ylli Shameti vijon të shqetësojë stafin drejtues. Prezenca e tij në këtë fund sezoni është vënë ndjeshëm në pikëpyetje, vetëm një mrekulli mund të bëjë që kapiteni të jetë i pranishëm në finalen e Kupës. Shqetësuese është gjithashtu gjendja e disa titullarëve të tjerë si Valdet Rama që nuk është në formën e tij më të mirë fizike.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb