Ramadan Ndreu, ish-trajneri i Kukësit, ka qenë i ftuar në emisionin “Sport News Plus”, në News 24 dhe ka folur për këtë javë dhe ndeshjet e Superiores. Ndreu është shprehur se Kukësi e ka humbur shansin të rihapë kampionatin me barazimin ndaj Teutës.

Partizan me “frena dore”?

Këtë mundësi ia jep diferenca e pikëve që ka me Kukësin. Ndeshja me Laçin, ishte shume e bukur. Laçi ishte shumë afër fitores. Padiskutim që i lejojet të bëjë hapa fals Partizanit. Nëse do të kishte një diferencë me 2 ose 3 pikë nga vendi i dytë, do kishim të bënim me një ndeshje tjetër.

 Është e mbyllur gara e titulli?

Nëse Kukësi do të fitonte sot, do të ishte hapur kampionat. Fitorja e Kukësit sot do të hapte gjithçka. Ky kampionat ka diça të veaçante nga vitet e tjra pasi ka luftë në çdo vend të tabelës. Partizani do të ketë edhe shumë ndeshje të vështira në javët e ardhshme.

Kreu është merita e Partizanit apo problematikat e ekipeve të tjera?

Me dënimin e Skënderbeut, ra niveli i kampionatit, kjo sepse korçarët nuk bënë një merkato të mirë. Kjo ndikoj për kampionatin dhe Partizanin. Kukësi nga ana tjetër luajti në fusha asnjanëse. Edhe Teuta ka qenë me oshilacione.  Nuk dua të heq meritat e Partizanit, por këto kanë ndikuar.

Mentaliteti i kampionit?

Ata e nisën shumë mirë kampionatin dhe në merkaton e janarit kanë qenë të rezervuar. Nëse Kukësi do të luante në fushën e vet, renditja nuk do të ishte kështu. Partizani me meritë është aty ku është. Të jem i sinqertë duke parë Kukësin dhe lojtarët që ka, nëse do të luante në fushën e  vet do të ishte pikë më pikë me Partizanin”. Skuadra?  Hoxha është portier në eksperiencë. Në mbrojtje janë shumë të konsoliduar dhe merr shumë pak gola. Mesfusha është e shpejtë dhe jo e bukur. Kryesorja është se  ata janë shumë afër me mbrojtjen. Dy krahët e sulmit janë pikat më të forta të Partizanit. Në lojën një kundra një  unë i vë notën 10. Por loja në grup është një ndër pikat e tejra që ata janë solidë.

Kukësi?

Ka cilësi, por ndryshimi i shumë lojtarëve që në verë ka impaktin e vet. Kuksëi ka një difekt, që ndryshon lojtarët çdo sezon. Ndërsa Partizani ka qenë cinik dhe nuk ka bërë ndryshime. Nëse Kukësi do të mbajë këta lojtarë vitin tjetër do të jetë skuadër edhe më të mirë.

Laçi? 

Ka një ekip shumë të mirë dhe Starova ka bërë një punë të mirë, besoj se do luftojnë deri në fund për Europën. Penallti ae Partizanit ishte shum e diskutueshme, pro për mua ishte penallti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb