Kukësi merr fitoren e tretë radhazi dhe tashmë me të drejtë mund të pretendojë për zonën evropiane, pasi diferenca është shumë e vogël. Verilindorët mposhtën 2-0 Bylisin në sfidën e luajtur në “Kukës Arena”, me dy golat që erdhën në pjesën e dytë të takimit.
Vendasit dominuan në pjesën e parë, por nuk ishte e thënë që sfida të zhbllokohej dhe për pasojë, dy skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes me rrjeta të paprekura.
Kukësi vijoi me sulmet e njëpasnjëshme dhe u shpërblye në minutën e 64-t, kur Rashiti shënoi. Ai devijoi një gjuajtje të Ndrecës, duke gënjyer portierin. Në minutën e 80-të vjen çlirimi i madh për verilindorët dhe trajnerin Rraman Hallaçi, kur kapiteni Gjelbrim Taipi shënoi golin e dytë.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Më pas Kukësi administroi me shumë qetësi 2 golat e avantazhit. Një sukses shumë i rëndësishëm që bën ekipi të shpresojë për një kthim në kupat e Evropës. Djeg shumë kjo humbje për Bylisin, që mbetet në vend të parafundit. Ndërsa ndeshja tjetër mes Kastriotit dhe Teutës përfundoi 0-0.
(BalkanWeb)