Duhet të kalonin 10 javë kampionat që verilindorët e Kukësit të merrnin kryesimin e Superligës. Pas fitores 3-1 kundër Vllaznisë ata renditen në vendin e parë me pikë të njëjta, por udhëheqin falë golavarazhit.

Në “Zeqir Ymeri” nuk kalojnë 17 minuta dhe i përhershmi Pejiç kalon të tijtë në avantazh. Sërish ai, por kësaj here pas një 11-metërshi kalon Kukësin në epërsi të dyfishtë. Ishte Shtubina që vulosi shifrat në 2-1 para se skuadrat t’i drejtoheshin dhomave të zhveshjes.

Fillimi i së dytës do ta gjente Kukësin ashtu siç edhe nisi edhe të parën. Sulmuesi i ri, Guri, kaloi topin për herë të tretë në fundin e rrjetës së Shkodranëve.

Verilindorët me këtë fitore gëzohen dy herë, tani do të jenë ata që do të udhëheqin së paku deri javën tjetër.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb