Kur Kukësi bëri goditjen e madhe në merkaton e dimrit, duke transferuar Vasil Shkurtaj u duk se trajneri Armando Cungu do të kishte një luks në repartin ofensiv dhe pyetja e vetme që ngrihej ishte nëse do të luante me një apo me dy sulmues. Por kjo dilemë është zgjidhur, pas vendimit të fundit të klubit verilindor dhe presidentit të tij Safet Gjici për të dërguar Rexhinaldon në skuadrën B. Kapriçot e shumta dhe karakterit i vështirë ka ndëshkuar sulmuesin afrikan, i cili mungoi edhe në ndeshjen e fundit kur Kukësi barazoi pa gola kundër Laçit. Zyrtarisht u fol për një dëmtim, por mes postimesh në rrjetet sociale, Rexhinaldo nuk dukej të kishte probleme fizike.

Gjici
Gjici

Përplasjet e Kukësit me sulmuesin ishte evidente që në fillim të sezonit, ndërsa ato u shpeshtuan pas blerjes së Vasil Shkurtaj. Rexhinaldo kuptoi se roli i titullarit nuk ishte më i sigurt dhe këtë e shprehu hapur në media. Edhe zërat e merkatos nuk e ndihmuan aspak situatën. Përgjigja e menjëhershme e Gjicit në atë kohë nuk linte vend për hamendësime, ndërsa tani ka ardhur edhe “ndëshkimi” që nuk ka një afat dhe Rexhinaldo duhet të presë për t’u kthyer sërish në skuadrën e parë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb