Gazetari Alfred Lela bëri një deklaratë të fortë në emisionin “Real Story”, në News24, teksa tha se përplasja tek Astiri për prishjen e banesave ishte një strategji e qeverisë për të parandaluar Presidentin e Kukësit.

Sipas Lelës, e vetmja herë kur janë tronditur bazamentet përballë një proteste ka qenë ajo e Kukësit. Duke theksuar se Kukësi ka qenë precedenti më i rëndë për qeverinë, ai tha se kjo e fundit është përpjekur ta parandalojë.

“Ka qenë strategjia për të parandaluar Presidentin e Kukësit. E vetmja herë kur janë tronditur bazamenti përballë një proteste ka qenë ajo e Kukësit, duhet ta pranojmë. Ka qenë përpjekja për ta parandaluar, pasi Kukësit ka qenë precedenti më i rëndë për qeverinë dhe Unaza e Madhe e ka këtë ngarkesë, qoftë dhe prejardhja e banorëve të zonës, shumica veriorë.

Unaza e Re është e spërkatur me një korrupsion të njohur, të pranuar, të anuluar dhe kjo ka qenë një nivel i tretë që i shtohet përpjekjes për ta menaxhuar, neutralizuar pa zhurmë”, tha Lela.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb