E vetmja mundësi për të shpëtuar sezonin, e vetmja rrugë për të justifikuar shpenzimet e presidentit Gjici, ishte fitimi i Kupës së Shqipërisë. Kukësi arrin të përmbush këtë objektiv duke mposhtur Tiranën në finale me rezultatin 2-1. Verilindorët ishin superior në çdo aspekt, shfrytëzuan në maksimum lodhjen e bardheblube duke kaluar menjëherë në avantazh që në minutën e 4-të me Vasil Shkurtaj.

3
3

Majkëll Ngoo i vetëm nuk arriti të bëjë diferencën në këtë finale, pavarësisht se i riktheu bardheblutë në lojë në minutën e 66-të duke barazuar provizorisht rezultatin. Pasi siguroi trofeun e “Këpucës së Artë” në Superligë, Rexhinaldo i jep Kukësit trofeun e Kupën e Shqipërisë me golin e shënuar në minutën e 78-të.

2
2

Rezultati nuk ndryshoi deri në përfundim të sfidës me Kukësin që siguron në këtë mënyrë për herë të dytë trofeun e Kupës së Shqipërisë. Ernest Gjoka shënon një tjetër trofe në CV e tij nën drejtimin e Kukësit, pasi i dhuroi për herë të parë titullin kampion, arrin të fitoj dhe Kupën. Mbijetesa është i vetmi “trofe”, nëse mund të quhet i tillë, që Tirana siguroi këtë sezon, nuk arriti ta mbyll me sukses këtë sezon e as të përfaqësohet në kupat e europës, gjithnjë nëse kishte plotësuar kushtet e licencimit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb